Aktori i njohur spanjoll, Antonio Banderas ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
Banderas, i cili është i njohur për rolet në “Desperado” dhe “The Masko f Zorro”, lajmin e kumtoi përmes rrjetit social Intagram, shkruan Daily Mail.
Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se ka qenë duke kaluar ditëlindjen e 60-të në izolim, pasi rezultoi pozitiv.
Pasi tregoi rreth simptomave që mori, aktori i dëshpëruar u tha fansave se në të ardhmen kishte pretenduar të rikthehej fuqishëm.
Ndonëse nuk i dihet ende se prej nga është infektuar, aktori u shpreh: “U ndjeva mirë, por më i lodhur se zakonisht”.
Për të mos rrezikuar jetën e të tjerëve, 60-vjeçari tashmë do të izolohet i vëtëm, dhe kohën e lirë do ta kalojë duke lexuar apo duke shkruar. /Telegrafi/