Uliks Fehmiu ka lindur më 1968 ndërsa ka luajtur në disa shfaqje e filma në Ballkan .
Për rolin e tij në “Our Everyday Life”, aktori Uliks Fehmiu dhe njëkohësisht djali i legjendës Bekim Fehmiu ka marrë dje çmimin për aktorin më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë.
Filmi në fjalë ishte edhe nominimi i Bosnjës për kategorinë e filmave të huaj në Oscars. Uliks Fehmiu në këtë film luan rolin e Sashës, pjesë e familjes së Muhamed Susic, një familje e klasës së mesme që kalon nëpër disa peripeci. Filmi është koproduksion mes Bosnjës, Kroacisë dhe Sllovenisë dhe ka për regjisore Ines Tanovic, shkruan KultPlus.
Në këtë festival çmimin për filmin më të mirë e morën “Thirst” dhe “I, Olga Hepnarova” nda Agnieszka Smoczynska fitoi çmimin për regjisoren më të mirë.
Cicae Award shkoi për “A good wife” nga Mirjana Karanovic. Uliks Fehmiu ka lindur më 1968 ndërsa ka luajtur në disa shfaqje e filma në Ballkan .