Telegrafi

Aktori shqiptar: Shqipëria e fiton Europianin

Aktori dhe tifozi Kushtrim Sheremeti, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se pret që Shqipëria ta fitojë Europianin që mbahet në Francë, njofton Klan Kosova.

Ai ka deklaruar se pret përfaqësuesja shqiptare të renditet e dyta në grup, para Zvicrës, ndaj së cilës nuk pret fitore më të ulët se 2-0.

“Kombëtarja shqiptare do ta fitojë Europianin. Shqipëria ka më shumë gjasa ta marr vendin e dytë në grup se Zvicra”.

“Kjo kombëtare nuk e gëzon asnjë kombëtare kundërshtare që do luaj me Shqipërinë. Çdo fitore nën 2-0 kundër Zvicrës nuk e konsideroj fitore të denjë”.