Aktori shqiptar Marko Caka, është i njohur për sukseset e tij në kinematografinë ndërkombëtare.
Ai është mjaft i njohur edhe nga personazhe të ndryshme në New York, teksa gëzon një respekt të madh prej tyre.
Së fundmi, Caka mësohet të ketë qenë i ftuar në dasmën e djalit të kryebashkiakut të New Yorkut, Rudolph Giuliani.
Djali i tij Andrew ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, gjersa Marko përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social Facebook.
“Në dasmën e djalit të kryebashkiakut të New Yorkut, Rudolph Giuliani. Urime Andrew, e u trashëgofshi”, shkruan Marko Caka në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqet krah kryebashkiakut. /Telegrafi/