Telegrafi

Aktori shqiptar Kushtrim Hoxha në serialin Person of Interest

Person of Interest është një serial amerikan i cili flet për teknologjinë, shkencën dhe arritjet e reja që dyshohet se shfrytëzohen për të spiunuar në njerëz.

Ky serial deri më tani ka 103 episoda.

Në episodin më të ri të këtij seriali ishte një skenë ku Kushtrim Hoxha i dhuron lule aktorës që ka rolin kryesor në këtë film dhe më pas ajo e mbron atë nga disa njerëz që përpiqen ta “zhdukin”.

Kjo është pjesë e shkëputur e episodës:

Posted by RandomVids on Donnerstag, 26. Mai 2016

Emri i Kushtrimit është përfolur shumë në media kohëve të fundit pasi që kishte qenë pjesë e shumë roleve tjera në seriale ndërkombëtare.

Lexo po ashtu: Kushtrim Hoxha në serialin amerikan “Elementary”

Në IMDB mund të gjeni më shumë detaje se ku dhe çfarë rolesh ka luajtur aktori shqiptar.

Kushtrimi në IMDB – kliko këtu!