Site icon Telegrafi

Aktori shqiptar i hollivudit tallet me Chuck Norrisin

Kemi dëgjuar shumë shaka në kurriz të aktorit amerikan, Chuck Norris.

Ky i fundit është takuar me homologun shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA, Jim Belushin, i cili njihet për paraqitjet në shumë filma hollivudian.

E takimi i dyshes nuk ka kaluar pa ndonjë batutë të shqiptarit që përfshin shkathtësitë dhe forcën e amerikanit.

“Chuck Norris nuk është i varur nga nikotina, por nikotina është e varur nga Chuck Norisi”, ka shkruar ndër të tjerash 65-vjeçari në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se Belushi kurrë nuk e ka fshehur prejardhjen shqiptare teksa e ka treguar me krenari në shumë raste.

Ndryshe, Belushi kohë pas kohe po mban edhe koncerte duke iu rithyer kohërave të arta të bendit që e kishte së bashku me vëllanë e ndjerë, Johnin, “Blues Brothers”. /Telegrafi/

Exit mobile version