Këtë fundjavë në emisionin Thumb me Aulonën dhe Fatmën ka qenë i ftuar aktori Arben Derhemi.
Ai ka rrëfyer për Thumb se aktorët nuk shpërblehen aq shumë sa këngëtarët, edhe pse mundi i tyre është më i madh.
“Ndjej keqardhje sepse paguhet tallavaja. Në botë nuk ka vend për tallava, por duam apo s’duam ne jemi populli i tallavasë”.
“Kryeministri doli duke kënduar ‘o mari maria’ me dajre. Madje donte të tregonte që ishte shumë i dashur me popullin, saqë mori artistët nga jashtë shtetit”, ka deklaruar Derhemi. /Telegrafi/