Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Vdekja e tij ka lënë të pikëlluar shumë shqiptarë, përfshirë edhe personalitete të njohura.
Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur edhe të famshmit nga fusha filmit.
Aktori dhe producenti kosovar, Shumbin Istrefi përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka kujtuar takimin e parë me Demaçin.
Ndër të tjerash, Istrefi cek se ishte pikërisht Demaçi a që na forcoi motivin për liri.
“Kam qene mjaft i ri kur u lirua Adem Demaci nga burgu per heren e fundit. E mbaj mend deshiren qe kisha per ta pare njeriun i cili sakrifikoi nje pjese te madhe te jetes per ideal. Nuk e kuptoja ate fuqi. Prita ne radhe me shume se nje ore te futesha ne shtepine ku priste e percillte lumin e njerezve qe donin ta vizitonin. E pashe. Ishte shtateshkurter, me syze … ne dukje ishte si gjithe te tjeret. Adem Demaci ishte nder te paret qe me theu mitin se burrat dhe trimat kane ekzistuar me heret dhe te tille nuk ka me. Adem Demaci na beri te ndihemi te forte, dhe na e forcoi motivin per liri.Pusho i qete Adem Demaci”, ka shkruar Shkumbin istrefi në Facebook. /Telegrafi/