David Schwimmer mendon se do të ishte një “yll filmi” nëse nuk do ta kishte refuzuar rolin në një film specifik.
Bëhet fjalë për filmin “Men in Black”, ku luan Will Smith dhe Tommy Lee Jones, shkruan DailyMail.
Schwimmer, i cili luajti në serialin “Friends”, deklaroi se ende nuk e di nëse “bëri zgjedhjen e duhur” kur refuzoi një ofertë për të luajtur në filmin e vitit 1997.
Por, vuri në dukje se karriera e tij ‘do të kishte marrë një trajektore krejt tjetër”, nëse nuk do ta kishte injoruar atë film.
Schwimmer e pranoi se ishte përballur me vendimin ‘brutal’ ose të regjistrohej për “Men in Black” ose të drejtonte filmin e tij të parë gjatë një pushimi nga programi i xhirimeve të Friends dhe në fund zgjodhi këtë të fundit.
Duke folur në podcastin e “Origins With Cush Jumbo”, ai tha: “[Ishte] një vendim brutal”.
“Unë jam vërtet i vetëdijshëm, ‘Men in Black’ do të më kishin bërë një yll filmi”.
“Nëse shikoni suksesin e atij filmi dhe atij ekskluziviteti, karriera ime do të kishte marrë një trajektore shumë ndryshe”. /Telegrafi/