Rob Lowe po feston një moment të rëndësishëm në jetë.
Të hënën, aktori 57 vjeçar bëri një postim në Instagram duke treguar se janë bërë 31 vite që nga koha kur e ka lënë alkoolin dhe drogën.
Ai po ashtu ndau një imazh të tij duke ecur me biçikletë në një plazh me një bluzë gri të thjeshtë dhe pantallona jeshile.
“Sot janë bërë 31 vite pa drogë dhe alkool”, tha Lowe në mbishkrim. “Unë dua të falënderoj të gjithë që janë në këtë rrugë me mua dhe të mirëpres këdo që mendon të bashkohet me ne; të lirë dhe të lumtur”.
Familja e tij duket se e kishte vënë re postimin e tij, pasi djali i Lowe, John Owen Lowe, la një koment për të atin.
“Krenar për ty baba”, shkroi ai. “Të dua”.
Vitin e kaluar, Rob zbuloi njeriun e famshëm që e ndihmoi atë të qëndronte i tillë.
Ai tregoi se këngëtari dhe tekstshkruesi Steven Tyler e bini atë të qëndronte larg substancave dhe alkoolit. /Telegrafi/