Telegrafi

Aktori Ridvan Murati pjesë e komedisë zvicerane “Eden Fur Jeden”, që do të jepet premierë nga 1 tetori

Foto: Ridvan Murati/Instagram/YouTube

Aktori i njohur shqiptar, Ridvan Murati, edhe në vazhdimësi po korr sukses në shtetin helvetik.

Ai është bërë pjesë e një filmi të ri zviceran të zhanrit komedi, që do të publikohet së shpejti.

Bëhet fjalë për komedinë “Eden Fur Jeden”, premiera botërore e së cilës do të jetë në festivalin e njohur ‘Zurich Film Festival’ si dhe prej 1 tetorit do fillojë të shfaqet në të gjitha kinematë zvicerane.

Regjisori i saj është një nga regjisorët më të njohur zviceranë, Rolf Lyssy. Filmi tregon historinë e një studente e re dhe shoferi autobusi në një vijë anësore, të cilët zhyten në kozmosin magjepsës të një kopshti ndarës përmes gjyshes së saj Rosemarie, rol i luajtur nga Heidi Diggelmann.

Ky film është frymëzuar nga dokumentari fitues i çmimeve të Mano Khalil, “Unser Garten Eden”, është një komedi argëtuese, që tregon një pjesë moderne të Zvicrës.

Filmi është xhiruar vitin e kaluar në Zvicër, kasti i artistëve pjesëmarrës është shumë i njohur në Zvicër dhe për atë pritet të thejë shum rekorde në kinematë zvicreane.

Aktori shqiptar ka një rol mjaft interesant në këtë film, që do ta bëjë atë edhe më të afirmuar në kinematografinë atje.

Ridvnan Murati përndryshe u bë i njohur nga hit seriali “O Sa Mirë”, në të cilin luajti rolin e ‘Qabit’. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Murati/Instagram