Telegrafi

Aktori i ri shqiptar Ernis Ibra do të luajë në të njëjtin serial me Burak Ozçivit

Ishte raportuar muaj më parë se djaloshi nga Kosova, Ernis Ibra, i cili jeton dhe vepron në Turqi, i njohur edhe në botën e biznesit,  ka fituar një rol të madh kinematografik në Turqi.

Ai përkatësisht do të jetë pjesë e një seriali të ri në Stamboll, i cili është prodhim  tri kompanive më të mëdha filmike të kinematografisë turke.

Por nuk mbaron këtu, pasi Telegrafi mëson ekskluzivisht se në këtë serial Ibra do të luajë krah ermave të njohur të aktrimit në Turqi, e një ndër ta do të jetë edhe vet aktori Burak Özçivit.

Burak Özçivit është i njohur për publikun kosovar më shumë si “Kemali”, gjersa në Turqi njihet si një prej aktorëve më të njohur, i cili ndiqet nga mbi 14 milionë njerëz vetëm në rrjetin social Instagram.

Biznesmeni nga Kosova, tashmë aktor në këtë serial nuk ka dhënë ende detaje për shkak të kontratës, por që gjithsesi është shprehur i entuziazmuar për rolin e tij të ri në këtë film.

Sukseset e shqiptarëve në fushën e artit jashtë vendit kanë qenë gjithnjë të dëshmuara, e sukseset duket se nuk po ndalen tashmë edhe në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/