Telegrafi

Aktori i ri i serialeve turke, Atakan: Kam lindur në Stamboll, por origjina ime është nga Shqipëria

Kinematografisë turke i është bashkuar edhe një aktor mjaft i talentuar.

Bëhet fjalë për Atakan Hoshgoren, i cili në moshën 19-vjeçare ka arritur të marrë rolin kryesor në serialin për të rinj “4N1K” dhe të fitojë zemrat e shumë vajzave.

Kjo ka bërë që të komunikoj drejtpërdrejt me fansat përmes rrjeteve sociale teksa ka befasuar shumëkënd.

Një prej fansave e pyeti për prejardhjen se nga vjen, aktori u përgjigj se ka origjinë prej Shqipërisë.

“Jam nga Stambolli, kam lindur në Stamboll, por origjina jonë është nga Shqipëria”, është shprehur aktori i ri.

Kjo nuk është hera e parë që aktorët në shtetin turk tregojnë me krenari për prejardhjen shqiptare.

Kujtojmë se më parë një gjë të tillë e kanë bërë edhe Barish Arduç, Halit Ergenç, Gizem Karaca, Can Yaman dhe Kivanc Tatlitug. /Telegrafi/