Site icon Telegrafi

Aktori që vuan nga sëmundja e pashërueshme, vazhdon të angazhohet për të gjetur shërimin (Foto/Video)

Michael J. Fox është angazhuar shumë për të ndihmuar në gjetjen e shërimit për sëmundjen Parkinson, qëkur u diagnostikua me të kur ishte 29-vjeçar (në vitin 1991).

Tash, aktori 55-vjeçar e ka mbështetur një koncert bamirës në New York që ka pasur për qëllimin grumbullimin e fondeve për fondacionin e tij për hulumtimet e kësaj sëmundjeje – “The Michael J. Fox Foundation for Parkinson’s Research”.

Ai dukej shumë në formë gjatë gjithë kohës.

Për më shumë, ai ka luajtur në kitarë në evenimentin e quajtur “A Funny Thing Happened On The Way To Cure Parkinson’s” që u mbajt në The Waldorf Astoria.

Kanë kaluar 31 vite që nga aktrimi i tij në filmin “Back To The Future”, ndërsa Fox dukej akoma rinor dhe ishte i përqendruar në muzikën që bënte. Gjatë gjithë kohës, aktori ka kënduar dhe e ka argëtuar publikun.

Michael J. Fox në “Back To The Future”.

Michael J. Fox themeloi fondacionin për të hulumtuar sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2000, njofton Telegrafi.

Aktori kanadezo-amerikan u diagnostikua me sëmundjen në vitin 1991, mirëpo e bëri publike diagnozën në vitin 1999, pasi i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në tru për të kontrolluar dridhjet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version