Telegrafi

Aktori që luajti në Titanic, Bill Paxton vdes në moshë 61-vjeçare

Bill Paxton ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve pas një ndërhyrjeje kirurgjike. Ai ishte 61 vjeçar.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se Bill Paxton ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve të operacionit”, thuhet në njoftimin e familjes së tij.

Gjatë karrierës së tij, aktori ka luajtur në filma të tillë, si “Titanic”, “Twister” dhe “Aliens”.

Bill Paxton në rolin e tij në Titanic

Në komunikatën e lëshuar nga familja përmendet karriera prej katër dekadash si aktor dhe filmbërës.

Së fundmi ai ka qenë i angazhuar në serinë televizive “Training Day”. /Telegrafi/