Ditën e sotme ka ndodhur një sherr në Dhërmi ku midis personave që debatojnë është i përfshirë edhe aktori i Portokallisë Gazment Paja.
Në sherr janë përfshirë edhe shoqëritë e dy palëve duke e bërë konfliktin masiv.
Sipas personit që ka dërguar videon tek konica.al, debati mes tyre ka nisur kur një djalë i ri, që shihet edhe në këtë video, ka ardhur me motorin e tij të ujit, shumë pranë bregut.
Sipas raportuesit, Gazmend Paja i cili është gjithashtu pronar i një bar-restoranti në këtë zonë, në fillim ka debatuar, por më pas është dashur ndërhyrja e policisë.