Telegrafi

Aktori i ‘Portokallisë’ në një film me aktorin hollivudian (Foto)

Salsano Rrapi ka publikuar disa fotografi me një nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë botërore.

Bëhet fjalë për Armand Assante, i cili është vlerësuar gjithashtu me çmimet “Emmy”.

Kështu së paku ka bërë të ditur aktori dhe moderatori i spektaklit ‘Portokalli’ përmes llogarisë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.

“Sapo xhirova një skenë me këtë bobin, çfarë fati!”, ka shkruar Salsano në Instagram. Por çfarë fshihet pas këtyre fotove të aktorit shqiptar përkrah yllit të kinematografisë botërore.

Merret vesh se Salsano do të luajë në filmin “The Brave Ones”, xhirimet e të cilit po realizohen në Bullgari. /Telegrafi/