Telegrafi

Aktori i Portokalli, Rezart Veleshja konfirmon se është i fejuar

Rezart Veleshja (Foto: Instagram/Rezart.Veleshja

Me argëtim e të qeshura ka kaluar mbrëmja e “Shiko kush luan” nën drejtimin e moderatores dhe autores, Luana Vjollca.

Të ftuarit padiskutim që i dhanë dozën e duhur të humorit programit, por në mënyrë të veçantë aktori i “Portokalli”, Rezart Veleshnja.

Ai gjatë programit pranoi që ishte fejuar, por duke qenë se bën shpesh shaka me këtë fakt konfirmimin e plotë e dha në fund të emisionit.

Në lojën “Ndaje ose pije”, Veleshnja u pyet për një postim që ka bërë disa javë më parë në Instagram.

Lexo po ashtu Lajmet për Rezart Veleshnja

Bëhej fjalë për një fotografi me një vajzë të cilën ai e kishte fshirë më pas, transmeton Top Channel.

Luana Vjollca dhe Rezart Veleshja në “Shiko kush luan” (Foto: Top Channel)

“Cila është ajo vajzë, pse e fshive foton dhe si quhet?”, ishte pyetja që duhej të merrte përgjigje.

I zënë ngushtë nëse duhet të pinte gotën apo të thoshte emrin e vajzës, ai është shprehur me humor: “E fshiva se nuk dua ta ndaj me të tjerët dhe emrin e ka si Lori Caffe”.