Aktori i famshëm turk, Kenan Imirzalioglu, është një emër mjaft i njohur edhe për shqiptarët.
Ai u bë i njohur në Kosovë për rolin e tij si “Mehmet Kosovali” në serialin shumë të ndjekur turk, “Jeta e hidhur”.
Nisur nga pëlqimi i madh që mori te publiku shqiptar, aktori turk realizoi edhe një vizitë për herë të parë në Kosovë në vitin 2009.
Mediat në Turqi kanë raportuar së fundmi për të rejat në jetën e aktorit, i cili pritet që shumë shpejt të bëhet baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal me të cilën kururëzoi dashurinë rreth katër vite më parë, thuhet se është katër muajshe shtatzënë.
Mediat turke madje kanë zbuluar dhe gjininë e foshnjës, duke bërë kështu të ditur se çifti janë në pritje të një vajze. /Telegrafi/