Telegrafi

Aktori i njohur Jason Statham dhe Rosie Huntington bëhen prindër për herë të parë (Foto)

Aktori i njohur anglez Jason Statham dhe bashkëshortja e tij, modelja Rosie Huntington, janë bërë të shtunën prindër për herë të parë.

Ata u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Jack Oscar Statham.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Rosie, përmes një fotografie shumë të ëmbël të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaq dorën e bebushit.

Modelja kishte vendosur të bëjë të ditur këtë lajm sot (e mërkurë), tre ditë pasi ka sjell në jetë fëmijën.

“I vogli jonë sapo erdhi, Jack Oscar Statham, e shtunë 24 qershor”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/