Telegrafi

Aktori i njohur indian Salman Khan dënohet me pesë vite burg sepse vrau dy antilopë

Një nga yjet e Bollywoodit, aktori i famshëm Salman Khan, është dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Indisë.

Aryseja e dënimit të tij ishte vrasja e dy antilopave në vitin 1998, gjatë xhirimeve të një projekti filmik.

Khan kishte ekzekutuar antilopët, specie të mbrojtura këto në shtetin perëndimor Rajasthan.

Salman Khan

Ai u gjobit gjithashtu me 10,000 rupi indiane (150 dollarë).

Prokurorët kishte kryer aktin ndërsa voziste me disa nga bashkë-yjet e tij nga ekipi i filmit, të cilët gjithashtu janë të akuzuar.

Khan u vetëdeklarua jo fajtor dhe ka ruajtur për shumë kohë pafajësinë e tij, pasi rasti ka lënguar në harresë ligjore gjatë viteve.

Avokatët e Khan thanë se ai mbante një armë ajri, e cila nuk mund të përdorej për të gjuajtur një antilopë.

Aktorët e tjerë, Saif Ali Khan, Sonali Bendre, Tabu dhe Neelam Kothari, u akuzuan për krime, por u liruan të enjten, shkruan The Singh.

Khan ka më shumë se 32 milionë ndjekës në Twitter dhe 15.3 milionë të tjerë në Instagram.

Forbes e renditi atë në vendin e 71-të në listën e personave më të paguar të botës dhe aktorit e nëntë më të paguar, duke vlerësuar se të hyrat e tij janë 37 milionë dollarë në vit. /Telegrafi/