Telegrafi

Aktori Nik Xhelilaj puth në buzë Irini Qirjakon në kuadër të një loje në një emision

Foto: Screenshot/YouTube

Mbrëmjen e sotme (e diel) në emisionin “Zemër Luana” ka qenë i ftuar aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Nik Xhelilaj.

Në një nga lojërat të quajtur “Zari i puthjeve”, i jepte të drejtën çdo personazhi të luante dhe të realizonte dënimin që i jepte zari.

Dënimi i aktorit të njohur ka qenë se duhet të puthte në buzë një nga vajzat që ndodheshin të ftuara.

Foto: Screenshot/YouTube

Artisti zgjodhi këngëtaren Irini Qirjako që t’i dhuronte një puthje në buzë duke thënë se ka respekt shumë të madh për të.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nik Xhelilaj

Ky moment shkaktoi të qeshura të shumta te publiku, pasi iu duk i papritur ky veprim i Xhelilajt.

Foto: Screenshot/YouTube

Por duhet kuptuar se kjo është realizuar në kuadër të lojës dhe se për këtë fitoi pikët maksimale.

Kreshnik Xhelilaj (emri i vërtetë) ka filluar aktrimin që në moshë të re dhe është një nga emrat më të pëlqyer në kinematografinë turke. /Telegrafi/