Ai është njëri prej aktorëve shqiptarë më të dashur që ka fituar zemrat e publikut prej shumë vitesh.
Bëhet fjalë për Naser Rafunën, i cili është bërë i njohur nga roli i tij në serialin “Çka ka shpija”.
I njëjti është mjaft aktiv në rrjete sociale, ndërsa së fundmi ka bërë një njoftim personal.
Në një shkrim të shpërndarë në Facebook, Rafuna tregon se ka ndërruar jeta nëna e tij.
“Nëna ime sapo ia dorëzoj shpirtin e saj Krijuesit të Gjithësisë”, nis postimi i aktorit të njohur.
“Kohën e saktë të varrimit, ju informoj me kohë. Të Allahut Jemi dhe te Ai do të Kthehemi”, tha në vazhdim ai.
Krahas kësaj, ‘Xheku’ po vazhdon akoma me projektin e tij e po ashtu edhe në angazhime të tjera. /Telegrafi/