Sir Ian McKellen i është drejtuar studentëve në Universitetin e Oksfordit, ku komentoi mbi skandalin e seksit dhe rastin “Harvey Weinstein.”
Edhe pse ai mendon se është e rëndësishme që viktimat të flasin për dhunën, aktori britanik thotë se duhet të dënohen ato femra që ofrojnë seks për një rol në film.
“Fajtorët duhet të kenë një emër, por ndonjëherë është e vështirë që viktimat ta bëjnë këtë. Unë shpresoj se po kalojmë një periudhë që do të na ndihmojë ta çrrënjosim këtë fenomen. Megjithatë, duke folur nga përvoja personale, kur në gjashtëdhjetat fillove punën si aktor, një regjisor i një teatri ku kam punuar, më tregoi një fotografi të një femre që kërkonte punë. Në fund të imazhit që ma tregoi shkruante ‘Në qoftë më jepni rolin, do të flejë me ju”, iu drejtua studentëve, aktori McKellen.
Aktori që ka luajtur në filmin “Lord of the Rings” tha se këto femra e paraqesin veten si viktima të dhunës dhe është bërë bujë e madhe në të cilën askush nuk dëshiron më të marrë pjesë.
Aktori shtatëdhjetëvjeçar, i cili ka pranuar publikisht se ishte homoseksual, e dënuar edhe veprimin e Kevin Spaceyt për mënyrën se si e njoftoi opinionin publik rreth orientimit seksual.
Kujtojmë se Spacey kishte pranuar se është homoseksual në momentin që ishte akuzuar për ngacmim seksual të të miturve. /Telegrafi/