Site icon Telegrafi

Aktori Liev Schreiber do të bëhet baba për herë të tretë

Ylli i “Ray Donovan”, 55 vjeç, Liev Schreiber, thuhet se është në pritje të fëmijës së tretë, fëmijën e tij të parë me të dashurën Taylor Neisen.

Daily Mail bëri të ditur të enjten se modelja, 31 vjeçe, është shtatzënë.

Aktori u bë baba në vitin 2007 kur ai dhe Naomi Watts mirëpritën Sashan, tani 15 vjeçe.

Foto: Splash News

Një vit më pas, erdhi fëmija i dytë i ish-çiftit, Kai, tani 14 vjeç.

Yjet e “Pinted Veil” kanë qenë bashkë-prindër për fëmijët e tyre që kur u larguan nga filmi në vitin 2016.

Foto: Shutterstock

Përkundër ndarjes, ata kanë qenë bashkë në të shumtën e rasteve për shkak të përgjegjësisë ndaj fëmijëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liev Schreiber

Aktori i njohur ka qenë pjesë e disa filmave si; “X-Men Origins: Wolverine”, “Salt”, “Defiance’, “Spotlight”, “The Omen”, “Scream”, etj.

Foto: Backgrid

I njëjti bëri bujë të madhe shtatë vite më parë me ndarjen nga Naomi Watts, duke qenë se ishin bashkë për më shumë se 11 vite. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version