Aktori i serisë televizive Matt LeBlanc është njëri nga prezantuesit e rinj të emisionit “Top Gear”, ka njoftuar BBC.
Ai do ta drejtojë emisionin për vetura së bashku me Chris Evansin dhe “The Stig”, pasi prezantuesit e mëparshëm Jeremy Clarkson, James May dhe Richard Hammond u larguan nga ky televizion.