Telegrafi

Aktori Kushtrim Sheremeti thotë se i dështoi shfaqja pasi u ndal rryma në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Foto: Screenshot/Instagram

KEDS doli me një njoftim ditën e sotme (e mërkurë) duke paralajmëruar se do të ketë reduktime të rrymës elektrike në të gjithë Kosovën.

Derisa disa lagje të Prishtinës momentalisht janë pa rrymë, një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Aktori i njohur shqiptar, Kushtrim Sheremeti, në një shkrim të shpërndarë në Twitter njoftoi se është ndalur rryma edhe në Teatër dhe si pasojë ka dështuar një nga ngjarjet që ishte paraparë të shfaqej në orën 20:00.

I njëjti shtoi se rryma në Teatrin Kombëtar të Kosovës është ndalur fiks në ora 20:00.

Lexo po ashtu Kthehen reduktimet e rrymës, KEDS: Ka mbingarkesë të sistemit elektroenergjetik në vend

“KEDS e ndal rrymën fiks në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrit Kombëtar nuk i punon gjeneratori që 2 – 3 vite dhe si pasojë anulohet shfaqja Lela&Co ndërsa salla ishte plot me publik”, tha ai.

Në fund, Sheremeti bëri një ironizim duke shtuar: “Kosovë Djep Lirie”. /Telegrafi/