Dominic Monaghan ka kërkuar mbrojtje nga policia, pasi është kërcënuar me vdekje nga një fanse e tij në Twitter.
Aktori i njohur për filmin “Lord of the Rings” është duke u ngacmuar nga kjo fanse qe dy vite dhe tashmë gjërat janë përkeqësuar.
Në mars të vitit 2015, ndjekësja e quajtur Meredith McLarty shkroi në Twitter: “…Mark David Chapman…” duke iu referuar vrasësit të John Lennonit.
Asokohe gjykata ia ndaloi asaj që t’i afrohej aktorit, njofton TMZ. Mirëpo, McLarty e ka shkelur këtë urdhër duke vazhduar ta ngacmojë aktorin përmes internetit.
Aktualisht, ajo po kërkohet nga policia që ka urdhër për ta arrestuar. /Telegrafi/