Emisioni ‘Kojshia Show’ pothuajse çdo herë argëton shikuesit që e ndjekin vazhdimisht.
Në episodin e fundit ishin të ftuar dy personazhe të njohura, kampionin botërorë në karate, Enver Idrizin dhe gazetaren e sportit, Qeqa Krelanin.
Derisa palët flisnin për jetën dhe karrierën profesionale, një e papritur, si përherë, ndodhi në mes të emisionit.
Në skenë u paraqit aktori i njohur, Kenan Gurgurovci, i cili tentoi t’i bëjë kamerë të fshehur Idrizit.
Derisa bënin si hajdut dhe u ndaluan dritat, Enveri ishte I pari ai që u ngrit në këmbë, duke treguar aftësitë e tij fizike.
Ndërkohë, Gurgurovci largoi maskën, kurse kampioni e vërejti se ishte pre e kamerë së fshehur.