Telegrafi

Aktori Keanu Reeves: Mendoj për vdekjen gjatë gjithë kohës

Keanu Reeves

Shumë prej nesh shmangin të menduarit për vdekjen, por jo edhe Keanu Reeves.

“Unë jam 59 vjeç, kështu që jam duke menduar për vdekjen gjatë gjithë kohës”, ka treguar megaylli i Hollivudit për BBC News.

“Kjo është një gjë e mirë”, shton ai.

China dhe Keanu Reeves

Ylli i “Matrix” së fundmi ka botuar një libër të ri të quajtur “The Book of Elsewhere”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Keanu Reeves

Ky libër është shkruar në bashkëpunim me autorin britanik, China Mieville.

Keanu Reeves

“The Book of Elsewhere” bazohet në serinë jashtëzakonisht të suksesshme të librave komik ‘BRZRKR’ të krijuar nga Reeves.

I publikuar në vitin 2021, ‘BRZRKR’ – i shqiptuar si ‘i çmendur’ për të painformuarit – do të përshtatet gjithashtu në një film aksion të Netflix me aktorin Reeves, si dhe në një seri anime.
Për Reeves, librat komikë kanë një tërheqje të veçantë.

Keanu Reeves

“Më pëlqejnë imazhet”, tha ai. “Më pëlqejnë fjalët dhe tregimet dhe më pëlqen mënyra se si mund ta keni këtë angazhim. Dhe kështu mund të shikoni artin dhe më pas mund të ndiqni historinë”.

Keanu është një prej aktorëve të më të mirë të Hollyëoodit, me filmat e tij që kanë bërë gjithnjë bujë. /Telegrafi/

Keanu Reeves