Telegrafi

Aktori kanadez, Jim Carrey po sjell libër për herë të parë

Aktori dhe komediani kanadez, Jim Carrey, tanimë ka vendosur të pushtojë edhe botën letrare.

Ai ka shkruar një roman të quajtur “Memoirs and Misinformation”, njoftoi të mërkurën Alfred A. Knopf. Së bashku me bashkautorin Dana Vachon, Carrey ka shkruar për personazhe të famshme, aktrim, romancë dhe disa tema të tjera me të cilat është i njohur.

Botuesi po e quan librin një “dekonstruksion të patrembur dhe gjysëm autobiografik të personalitetit”.

Jim Carrey (Foto: Getty Images/Guliver)

“Memoirs and Misinformation” është planifikuar të botohet majin e ardhshëm. Carrey, i cili planifikon një turne promovues, e mohon se libri është i bazuar në ngjarje të vërtetë: “Asnjë nga këto nuk është e vërtetë dhe e gjithë kjo është e vërtetë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jim Carrey

Carrey, 57 vjeç, është i njohur për filma të tillë si “Dumb and Dumber” dhe “Man on the Moon”. Ai nuk është aktori i parë në vitet e fundit që i drejtohet shkrimit të trillimeve.

Të tjerët përfshijnë Tom Hanks, Sean Penn dhe Ethan Hawke.

Jim Carrey (Foto: Christopher Polk/Getty Images for AFI)

Theksojmë që Carrey njihet si një prej komikëve më të mëdhenj që është shfaqur në ekran, por nuk e ka pasur gjithmonë të lehtë jetën dhe si rezultat i kësaj ai shquhet edhe për thëniet inspiruese për një jetë dhe karrierë të suksesshme. /Telegrafi/