Telegrafi

Aktori Jude Law bëhet baba për herë të shtatë

Jude Laë thuhet se është bërë baba sërish, duke e bërë atë baba të shtatë fëmijëve me katër partnere të ndryshme.

Në fotot e marra nga The Sun, aktori 50 vjeç dhe gruaja e tij, Phillipa Coan, 35 vjeçe, u panë duke shtyrë një fëmijë në një karrocë fëmijësh, ndërsa po kalonin rrugën në aeroportin Heathrow në Londër.

Një tjetër grua u pa duke shtyrë një karrocë tjetër me fëmijën tjetër të çiftit, që e mirëpritën në shtator të vitit 2020.

Jude Law dhe Phillipa Coan (Foto: Shutterstock)

Doli që Jude ishte në pritje të fëmijës së tij të gjashtë në maj 2020, pak më shumë se një vit pasi u martua me psikologen Phillipa.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jude Law

Çifti u martuan në Old Marylebone Town Hall në Londër, ndërkohë që u takuan për herë të parë në 2015.

Jude Law dhe Phillipa Coan (Foto: Shutterstock)

Jude ishte i martuar më parë me aktoren dhe stilisten Sadie Frost, por dyshja u divorcuan në 2003.

Ata kanë tre fëmijë së bashkë: Rafferty, Iris dhe Rudy.

Jude Law (Foto: Getty Images)

Ylli i filmit gjithashtu ka një vajzë, Sophia, me modelen Samantha Burke dhe një vajzë, Ada, me kantautoren Catherine Harding. /Telegrafi/

Jude Law (Foto: Getty Images)