Gruaja e Josh Peck, Paige O’Brien, ka sjellë në jetë djalin e dytë të çiftit.
Lajmi është njoftuar përmes rrjeteve sociale në një postim të shpërndarë të premten.
“Shai Miller Peck”, ka shkruar aktori amerikan në një foto në Instagram të të porsalindurit në një shtrat me vëllanë e tij trevjeçar, Max.
O’Brien, 31 vjeçare, postoi gjithashtu një seri fotografish të djemve të saj dhe thjesht shkroi, “Shai”.
Ajo zbuloi në qershor se ishte shtatzënë me fëmijën e dytë të yllit të “Drake & Josh”.
E njëjta kumtoi lajmin përmes rrjeteve sociale e veshur me një fustan rozë gjatë pushimeve në Itali.
Peck dhe O’Brien u martuan në qershor të vitit 2017, gjersa mirëpritën fëmijën e parë në dhjetor të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/