Telegrafi

Aktori Jonah Hill ndahet nga e fejuara e tij, Gianna Santos

Marrëdhënia e aktorit Jonah Hill me të fejuarën e tij, Gianna Santos, është mbajtur kryesisht larg vëmendjes që kur filluan të takoheshin dy vjet më parë.

Dhe fejesa e të nominuarit dy herë në ‘Çmimin e Akademisë’ duket se ka përfunduar po aq në heshtje sa filloi.

Ai dhe Gianna raportohet se janë ndarë, pak më shumë se një vit pas kurorëzimit të tyre, në atë që thuhet se ishte një ndarje miqësore, sipas People.

Jonah Hill dhe e fejuara e tij (Foto: Getty Images)

36 vjeçari është parë për herë të fundit me partneren 31 vjeçare në gusht në një shëtitje të tyre në Los Angeles.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jonah Hill

Ai dhe Gianna filluan romancën në vitin 2018, gjersa ai bëri propozimin për fejesë në shtator të vitit të kaluar.

Jonah Hill dhe partnerja e tij (Foto: Instagram)

Santos ndërkohë u diplomua nga Universiteti Fordham në 2011 dhe aktualisht është menaxhere në Violet Gray, një kompani bukurie me bazë në Los Angeles, sipas llogarisë së saj në LinkedIn.

E njëjta ishte gjithashtu stiliste dhe producente në markën e modës KITH NYC. /Telegrafi/