John Boyega ka ndarë një pasqyrë të jetës së tij personale dhe asaj që po kërkon nga një partnere.
Aktori 30-vjeçar, i cili luan rolin e Mbretit ‘Ghezo’ në filmin “The Woman King”, nuk ka pasur asnjëherë lidhje publike ndërsa duket se nuk do të ndodhë së shpejti, kjo nuk do të thotë se ai nuk është në kërkim të dashurisë.
I pyetur nëse do të fokusohet në dashuri pasi ka qenë mjaft i përkushtuar në punë, ai tha: “Të dyja janë prioritet. Kjo ka ndryshuar. Unë jam 30 vjeçar tani. Nga 28, kam punuar vetëm për të gjetur paqen për veten”.
“Kur isha në kolegj, unë isha ai djali që kisha shumë femra”, thekson aktori.
Ai shpjegoi në një intervistë me GQ Hype: “Takohem vetëm me femrat me ngjyrë, pastaj ka të bëjë me kiminë, personalitetin, qëllimet”.
“Jam shumë i disiplinuar në llojin e grave me të cilat flas”.
John ka qenë i zëshëm duke folur shpesh për rëndësinë që kanë njerëzit me ngjyrë.
“Njerëzit me ngjyrë kanë pasur gjithmonë rëndësi. Ne kemi qenë gjithmonë të rëndësishëm. Ne gjithmonë kemi menduar diçka”, kishte thënë Boyega.
“Ne kemi pasur gjithmonë sukses pavarësisht. Dhe tani është koha. Nuk mund të pres më”, deklaroi artisti në protestën e organizuar pas vrasjes së afro-amerikanit, George Floyd në 2020. /Telegrafi/