Telegrafi

Aktori Jeton Zogiani i futet politikës, Haradinaj konfirmon se “Drenicaku” i është bashkuar AAK-së

Aktori Jeton Zogiani, i njohur me rolin e tij si ‘drenicaku’ në serialin vendor “O Sa Mire” i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook i ka uruar mirëseardhje në familjen politike, Jeton Zogianit.

“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogiani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike! Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pranuar edhe disa personalitet tjera në parti – po ashtu, ka lidhur edhe një koalicion parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pohuar se janë të gatshëm për zgjedhje, teksa ka shtuar se kanë disponim për të lidhur koalicion edhe me parti tjera. /Telegrafi/