Telegrafi

Aktori Jason Momoa përfshihet në një aksident rrugor

Jason Momoa është përfshirë së fundmi në një aksident me një motoçiklist në Topanga, Kaliforni.

Aktori, 42 vjeç, po ngiste makinën e tij Oldsmobile të vitit 1970 në periferi të Los Angelesit pas orës 11 të mëngjesit kur Vitaliy Avagimyan kaloi linjat e dyfishta të verdha të Old Topanga Canyon Road, sipas Patrullës së Autostradës së Kalifornisë.

Honda 2012 e 21-vjeçarit shkoi “drejtpërsëdrejti në automjetin e Jason Momoa”, lexohej në raport, duke vënë në dukje se Avagimyan “u hodh nga motori i tij” pasi goditi pjesën e përparme të majtë të makinës.

Foto: Screenshot/Instagram

Banori i Tarzanas pësoi “lëndime të lehta ” si pasojë e përplasjes, derisa ylli i “Game of Thrones” mbeti i padëmtuar.

Momoa njoftoi një shofer për të thirrur 911 dhe Avagimyan u dërgua me ambulancë në spitalin Northridge.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jason Momoa

Ylli i “Dune” nuk ka reaguar ende për aksidentin në rrjete sociale.

Foto: TMZ

Artisti nga Hawaii është i apasaionuar pas makinave, madje e kishte restauruar Ford Mustang të 1965-ës së gruas së tij, Lisa Bonet, në gusht 2020.

Ajo dhe Momoa u martuan në gusht të vitit 2017 dhe kanë bashkë dy fëmijë: Lola, 15-vjeçare dhe Nakoa-Wolf, 13-vjeçare. /Telegrafi/

Foto: TMZ