Telegrafi

Aktori Jason Mitchell arrestohet për drogë dhe armë në Kanada

Jason Mitchell (Foto nga Paras Griffin/Getty Images for Sony Pictures Entertainment/Guliver)

Aktosi i shfaqjes “The Chi”, Jason Mitchell, është arrestuar me akuzën për mbajtjen e lëndëve narkotike dhe armëve në brigjet e Mississippit.

Jason, i cili portretizon ‘Brandon’ në shfaqje, është arrestuar të mërkurën gjatë një ndalese trafiku në Gulfport, shkruan USA Today.

Gjatë kontrollimit të makinës së tij, policia gjeti 0.9 kilogram marihuanë të mbështjellë në pako të ndara së bashku me një qese prej 1.300 njësish ekstazi. Nga armët, Jasonit iu gjet një armë zjarri e llojit AK-47 dhe një pistoletë “Glock 9 mm”.

Regjistrimet në burg nuk tregonin nëse Mitchell kishte një avokat i cili mund të komentonte.

Një përfaqësues i aktorit ka thënë për TMZ: “Lajmet lëvizin shpejt dhe shpesh, pa të gjitha faktet. Ky keqkuptim do të zgjidhet së shpejti. Ne kemi besim te sistemet gjyqësore, drejtësia e verbër do të mbrojë të drejtat e Jason dhe do t’i lejojë atij të tregojë historinë e tij”.

Jason Mitchell (Foto nga Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Mitchell, 33 vjeç, nga New Orleans, përballet me akuza të shumta, duke përfshirë posedimin lëndëve narkotike me qëllim të shpërndarjes dhe posedimin e armëve të zjarrit nga që kanë qenë pjesë e krimit. /Telegrafi/