Site icon Telegrafi

Aktori Ike Barinholtz pësoi thyerje në qafë gjatë xhirimeve (Foto)

Aktori amerikan, Ike Barinholtz, ka pësuar një aksident gjatë xhirimeve të filmit të ri, “The Pact”, me ç’rast ka pësuar thyerje në qafë.

Ylli i filmave “Mindy Project” e “Suicide Squad” ka rënë nga një platformë e lartë dhe ka pësuar frakturë në dy vertebra të qafës, shkruan People.

“Menjëherë e kuptuam se diçka nuk ishte në rregull, ishte e tmerrshme. Fatmirësisht kisha mjekë të përsosur, të cilët më ndihmuan shumë. Po bëj çfarë më thonë ata”, ka treguar Barinholtz.

Ike Barinholtz është djathtas në foto (Rex/Shutterstock)

Edhe karakteri i tij në film do ta ketë të njëjtin fat, prandaj do të duket shumë më bindës në xhirimet e mëtutjeshme.

“Për fatin tim, luaj rolin e një karakteri që mund ta thyejë qafën derisa rrëzohet nga krevati, prandaj do të jetë shumë bindëse”, ka thënë ai.

Për më shumë, aktori i ka falënderuar miqtë dhe familjarët që i kanë dalë në mbështetje. /Telegrafi/

Exit mobile version