Telegrafi

Aktori Idris Elba rezulton pozitiv me coronavirus

Idris Elba ka konfirmuar se ai ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Aktori thotë se ndihet mirë dhe aktualisht nuk ka simptoma, por është izoluar pasi zbuloi se ai mund të ketë qenë i prekur ndaj virusit vdekjeprurës COVID-19.

“Këtë mëngjes rezultova pozitiv për COVID-19. Ndihem mirë, nuk kam asnjë simptomë deri më tani, por jam izoluar që kur mësova për virusin”, ka thënë ai.

Idris Elba (Foto: Getty Images/Guliver)

“Qëndroni në shtëpi dhe jini pragmatikë. Unë do t’ju mbaj të azhurnuar se si po veproj. Pa asnjë panik”.

Në një video shoqëruese, Elba thotë se u testua pasi tregoi se ai kishte qenë në kontakt me dikë tjetër, i cili gjithashtu kishte testuar pozitiv për COVID-19.

Ai gjithashtu u bëri thirrje ndjekësve që të mendojnë për distancimin shoqëror dhe larjen e duarve, duke shtuar se duhet të jenë vigjilentë për të lehtësuar përhapjen e virusit.

Njoftimi i aktorit vjen pasi Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock konfirmoi se 53 persona tanimë kishin vdekur pasi rezultuan pozitivisht me coronavirus.

Idris Elba (Foto: Getty Images/Guliver)

Kryeministri Boris Johnson njoftoi po ashtu masa të reja, duke u kërkuar njerëzve që t’i shmangin vendet publike meqë në këtë mënyrë ngadalësojnë përhapjen e coronavirusit.

Ai bën thirrje të izolohen të gjitha familjet për 14 ditë nëse një person në familje vuan ndonjë nga simptomat e COVID-19. /Telegrafi/