Telegrafi

Aktori i famshëm Randall Paul, pjesë e filmit shqiptar

Randall Paul që e njohim për interpretimet në filma të famshëm si “Eyes Wide Shut”, “Mission:Impossible” apo “Four Weddings and a Funeral” do të jetë pjesë e ekipit realizues “Parajsa e zeze”.

Ky film punën e nis me zhvillimin e një audicioni me aktorë shqiptarë.

“Jam shumë i ngazëllyer me aktorët shqiptarë. Kam zhvilluar audicione në Londër e Berlin, atje aktorët reflektojnë si të thuash sindromën e protagonizmit. Këtu janë të sjellshëm, klasik dhe veçanërisht të bukur. Nuk dua të hyj në detaje të tjera, nuk do të ishte etike”, Randall.

Për projektin filmik të pavarur, ende në fillimet e tij, ajo që Sokoli mund të na zbulojë është pak. “Historia është një dramë sociale. Kjo më tërhoqi dhe pranova të bëhem pjesë. E di çfarë më ka thënë i famshmi Nino Celeste, drita në Shqipëri është fantastike”.