Site icon Telegrafi

Aktori i “Home Alone” ri-luan rolin e tij të ‘Kevinit’ në moshë madhore për reklamën e re të Google

“Home Alone” është pa dyshim një nga filmat më të mirë festiv të të gjitha kohërave.

Në fakt, “Home Alone 2” është gjithashtu një kryevepër. “Home Alone 3” dhe 4? – Jo aq shumë, por gjithsesi nuk ka njësi matëse për të thënë “ky është më i mirë ose tjetri”.

Pra, imagjinoni gëzimin tonë kur zbuluam se aktori i njohur Macaulay Culkin, kishte përsëritur rolin e tij të Kevin McCallister!

30 vjet pasi u publikua filmi i parë, aktori luan në një reklamë të Google me temën e filmit “Home Alone” dhe është e pabesueshme!

Reklama në fjalë e realizuar për kompaninë gjigante Google, e rikthen Kevinin në rolin e dikurshëm, veshur me rrobat e njëjta sikur atëherë, ndërsa luan në moshë madhore të njëjtat skena që kishte realizuar kur ishte fëmijë.

https://www.youtube.com/watch?v=xKYABI-dGEA

Ai gjithashtu përdor rrengjet e tij për të ngritur ‘Operacionin Kevin’, për të trembur banditët e bezdisshëm që tentojnë të hynë në shtëpi.

Sapo videoja e reklamës u publikua në rrjetet sociale, Twitter dhe Youtube uu vërshuan nga miliona komente të fansave të zjarrtë të këtij filmi. /Telegrafi/

Macaulay Culkin (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version