Ylli i “Home Alone”, Devin Ratray është akuzuar për përdhunimin e një gruaje në New York, sipas raporteve të mediave amerikane.
Aktori, i cili u bë i famshëm falë rolit të tij si Buzz McCallister në filmin e Krishtlindjeve të vitit 1990, dyshohet se sulmoi Lisa Smith në apartamentin e tij në Manhattan në vitin 2017, shkruan Metro.uk.
Smith pretendoi se aktori, 45 vjeç, e drogoi atë përpara se ta sulmonte seksualisht. Menjëherë pas ngjarjes së pretenduar, ajo denoncoi aktorin në polici.
Vitin e kaluar, ylli u arrestua me akuza për dhunë në familje, pas akuzave se kishte tentuar ta vriste të dashurën e tij të atëhershme. Ai u lirua më vonë me një garanci prej 25,000 dollarësh dhe u deklarua i pafajshëm.
Thuhet se kjo e ka shtyrë Smithin të kontaktojë zyrtarët e policisë për të pyetur se pse çështja e saj kundër tij nuk ishte ndjekur.
Ajo u informua se oficerët gabimisht menduan se ajo nuk donte të ngrinte akuza dhe vendosi ta mbyllte çështjen – një veprim që e la atë ‘të shkatërruar’.
Sipas CNN, Smith dhe Ratray kishin qenë miq për më shumë se një dekadë përpara incidentit të supozuar, më 21 shtator 2017.
Dyshja mendohet se janë takuar për një pije, së bashku me vëllain e Smith dhe një mik tjetër, kur të gjithë shkuan në banesën e aktorit për të vazhduar natën.
Ajo i tha publikimit se ai derdhi pije për grupin dhe dukej se kishte ndërmend t’i jepte një gotë specifike, pas së cilës ajo u lodh dhe u inkurajua të flinte.
“Më kujtohet se u zgjova dhe nuk mund të lëvizja. Nuk mund të hapja sytë, por mund të dëgjoja se çfarë po ndodhte dhe mund të ndjeja se çfarë po ndodhte. E dija që dy personat e tjerë ishin zhdukur dhe unë isha ende në divan”, tha ajo në deklaratë.
Tutje ajo pretendoi se Ratray e sulmoi seksualisht, përpara se ta linte në divan. Publikimi raporton se Smith u përball me yllin e “Blue Ruin” në mesazhe me tekst të nesërmen, por ai mohoi ta kishte sulmuar atë, duke pretenduar se nuk ishte në gjendje të bënte seks sepse ishte i pafuqishëm.
Pas incidentit të supozuar, ajo paraqiti një raport dhe një oficer i NYPD e intervistoi atë në nëntor 2017.
Ajo ndërmori hapa për të bashkëpunuar me policinë dhe dërgoi rrobat që kishte veshur natën për testim të ADN-së, tha ajo për CNN, me një zëdhënës nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Manhattan duke shtuar se ata janë ‘në kontakt’ me të.
“Zyra e Manhattan DA e merr shumë seriozisht sulmin seksual dhe dera jonë është gjithmonë e hapur”, shtuan ata për Metro.co.uk në një deklaratë.
Ratray ndërkohë ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij dhe ka thënë për median se ata “nuk kanë bërë seks”.
Pas paraqitjes së tij në “Home Alone”, Ratray u shfaq në disa filma, duke përfshirë “Nebraska”, “Blue Rain” dhe së fundmi, “Kimi ” në 2013. /Telegrafi/