Telegrafi

Aktori i Hollywoodit që thuhet se ka fjetur me 13 mijë gra tregon të vërtetën, flet dhe për ngatërresën në “Oscars” (Foto)

Ai është zemër-rrëmbyesi më i madh i Hollywoodit, i cili thuhet se ka fjetur me plot 13 mijë femra.

Warren Beatty u vu në qendër të medieve edhe këtë vit gjatë ndarjes së çmimeve “Oscars”, ku në momentin e shpalljes së fituesit në kategorinë kryesore “Filmi më i mirë”, dha emrin e filmit të gabuar.

“La La Land” është filmi i cili u thërrit i pari për të marrë çmimin e Akademisë, por më pas u zbulua se gjithçka ishte një ngatërresë dhe se fitues të çmimit ishin “Moonlight”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Gabojnë edhe në Oscars, shpallin fituesin gabimisht! "Moonlight" është Filmi më i mirë (Foto)

I ftuar në emisionin e Graham Norton, 80 vjeçari u shpreh se gjithçka ishte një ngatërresë, ngase produksioni i kishin dhënë zarfin e fitueses së çmimit “Aktorja më e mirë”, të cilin e fitoi Emma Stone nga filmi “La La Land”, ndaj dhe ai mendoi se ai filmi ishte fituesi.

Graham e pyeti nëse kjo ngatërresë ishte pjesë e “lojës” së tij skenike gjatë fjalimit të mbrëmjes, por Warren insistoi duke thënë: “Jo, nuk ishte ashtu. Njerëzit flasin dhe aludojnë çfarë të duan, por nuk ishte faji im për atë ngatërresë”.

Momenti i ngatërrimit të fituesit në “Oscars 2017”, çmimi final u prrezantua nga Warren Beatty.

Ndërkohë, prezantuesi u mundua që brenda emisionit ta ngacmojë me sa më shumë pyetjet 80 vjeçarin,i cili ishte i gatshëm të përgjigjej.
Ai u pyet se a është e vërtetë që Warren dhe Jack Nicholson kanë një tunel privat në rezidencën e “PlayBoy”?

Warren e hodhi poshtë këtë thashethem duke e cilësuar si të pakuptimtë: “Jo nuk është e vërtetë. Për të ndërtuar një tunel nga vendi i Jackit deri në Hefner do të kushtonte një miliardë dollarë!”.

Lexo po ashtu Shpallja e gabuar e fituesit për filmin më të mirë, dështimi më i madh në histori të Oscar! (Video)

Mikëpritësi e pyeti gjithashtu nëse kënga “Your so Vain” e Carly Simo me të cilën ai ka qenë në lidhje dashurie, ka të bëjë me yllin e Hollywoodit, një këngë e realizuar në vitet ’70.

“Nuk e di këtë gjë”, megjithëse Carly kishte thënë se Warren është një nga tre burrat që e kishe frymëzuar atë drejt suksesit.

Warren Beatty u përgjigjet pyetjeve ngacmuese të Graham Norton.

Pyetje përfundimtare e Graham ishte ajo që të gjithë e donin përgjigjen: A është e vërtetë që Warren Beatty ka fjetur me plot 13 mijë femra?

Ai buzëqeshi dhe tha: “Ishte një muaj i gjatë. Duhet të kaloni një jetë të tërë për ta bërë këtë gjë”.

Aktori i cili ka pasur lidhje dashurie me Julie Christie, Joan Collins dhe Madonnën, përfundimisht vendosi që gruaja e tij të ishte Annette Bening, me të cilin u martua në vitin 1992. /Telegrafi/