Telegrafi

Aktori hollywoodian, Will Ferrell ka qenë prezent në Eurovision 2024 – publikohen fotografitë

Foto: Getty Images

Në Festivalin e Këngës në Eurovision në audiencë kishte edhe yje botërorë.

Aktori Will Ferrell dhe gruaja e tij, aktorja Viveca Paulin, ishin në Festivalin e Këngës së Eurovisionit të këtij viti.

Janë publikuar fotot e tyre nga tapeti i kuq në Malmo Arena.

Will Ferrell

Viveca ishte me një veshje të thjeshtë, ndërsa ëill kishte veshur një këmishë blu dhe një xhaketë jeshile.

Në vitin 2020, ai bëri një film për Eurovision Song Contest

Will bëri një komedi muzikore të quajtur “Eurovision Song Contest: The Story Of Fire Saga” katër vjet më parë, e cila është e disponueshme në Netflix.

Filmi u drejtua nga David Dobkin, gjersa skenari u shkrua nga Will Ferrell dhe Harper Steele.

Historia ndjek këngëtarët nga një qytet i vogël që kanë mundësinë të përfaqësojnë vendin e tyre në Eurovision Song Contest dhe janë në rrugën e tyre për të arritur ëndrrën e tyre për famë globale. /Telegrafi/