Telegrafi

Aktori hollivudian Jim Belushi mbështet fondacionin e Lorik Canës

Lorik Cana mbetet një ndër lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur në kombëtaren shqiptare.

Pas pensionimit prej futbollit profesionist, gjakovari tashmë po merret me aktivitetet të ndryshme që kanë të bëjnë në ndihmë të komunitetit.

E në këtë iniciativë po merr edhe mbështetje të madhe nga personalitete të ndryshme vendore dhe botërore.

Një përkrahje e tillë i ka ardhur edhe nga aktori i hollivudit, Jim Belushi, i cili kurrë nuk i ka mohuar rrënjët e prejardhjes shqiptare.

“Mbështetje nga Jim Belushi. Faleminderit”, ka shkruar ndër të tjerash ish-lojtari i Lazios në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Belushi po vazhdon me xhirime të tjera filmike në botën e industrisë amerikane gjersa Cana po shkollohet për licencën si trajner. /Telegrafi/