Telegrafi

Aktori hollivudian konfrontohet fizikisht me mikun e tij, pasi ai e sulmoi një femër (Video)

Nicolas Cage dhe Vince Neil janë konfrontuar fizikisht jashtë një resorti Las Vegas.

Aktori dhe rokeri ishin bashkë në kazino, ndërsa zënka ndërmjet tyre kishte filluar kur këngëtari e kishte fyer dhe goditur një femër brenda hotelit ku qëndronin.

Rokeri 55-vjeçar thuhet se e ka tërhequr për flokësh në dysheme një femër, vetëm për faktin se ajo i kishte kërkuar autograf aktorit 52-vjeçar.

Në një video të publikuar nga TMZ, shihet Cage duke u përpjekur ta qetësojë mikun e tij, frontmenin e grupit “Motley Crue”.

Neil më pas është arrestuar nga policia. /Telegrafi/