Telegrafi

Aktori hollivudian kërkon falje me gjuhën e shenjave (Video)

Aktori i mirënjohur amerikan, Chris Pratt, ka kërkuar falje që ka qenë “tejet i pandjeshëm” ndaj njerëzve me vështirësi në të dëgjuar.

Ylli i filmit “Guardians of the Galaxy: Vol 2” i inkurajoi shikuesit që “ta rrisin zërin dhe jo vetëm t’i lexojnë titrat”, transmeton Klan Kosova.

“Dua të kërkoj falje. Kam njerëz në jetën time që kanë probleme në të dëgjuar dhe gjëja e fundit në botë që do të doja është t’i ofendoj ata apo këdo që vuan nga humbja e dëgjimit apo ndonjë paaftësi tjetër. Në të ardhmen do të tentoj të jem më pak injorant sa i përket kësaj”, ka thënë aktori.

Kërkimfalja e Pratt është bërë me Gjuhën Amerikane të Shenjave.