Site icon Telegrafi

Aktori hiqet si vrasës me pagesë: Merkel ka paguar për ekzekutimin e Ramës (Video)

 “Mos e humbni:-)”, shkruan kryeministri shqiptar, Edi Rama në faqen e tij në Facebook, duke iu referuar videos.

Në video mes porosive është edhe ajo për eleminimin e Edi Ramës, që sipas aktorit në rolin e një vrasësi të penduar, “është porosi e Angela Merkel, për motive të dobëta”, transmeton panorama.

Sipas videos humoristike Nard Ndoka ka porositur të heqë qafe Sali Berishën, “për t’i zënë vendin”, siç shprehet Kallaku në rolin e vrasësit të penduar.

Kjo video është shpërndarë edhe nga këshilltarët e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, me dixhiturën “Dëshmia e një të penduari”.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë komentuar videon e aktorit të humorit, si një ironizim i asaj të publikuar nga deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, ku një person pretendon se është paguar nga Ilir Meta për të ekzekutuar dy deputetë të Kuvendit, vetë Doshin dhe deputetin demokrat Mhill Fufi. 

Exit mobile version