Telegrafi

Aktori i “Game of Thrones”, Kristofer Hivju rezulton pozitiv me coronavirus

Kristofer Hivju (Foto: Rich Polk/Getty Images for IMDb/Guliver)

Ylli i “Game of Thrones”, Kristofer Hivju, është njëri nga personazhet e famshme, që së fundmi është prekur me coronavirus (COVID-19).

Aktori 41- vjeçar përmes një fotografie në rrjetin social Instagram është shfaqur me bashkëshorten Gry Molvaer Hivju, duke e shoqëruar me një mesazh për fansat e tij, shkruan Daily Mail.

“Përshëndetje nga Norvegjia! Më vjen keq të them që unë, sot, jam testuar pozitivisht për COVID-19, virusin Corona. Familja ime dhe unë do të jemi të  izoluar në shtëpi për aq kohë sa nevojitet. Ne jemi në gjendje të mirë shëndetësore – Unë kam vetëm simptoma të lehta të një ftohjeje”, ka thënë Hivju.

Ai më tutje u kërkoi fansave që të luftojnë këtë virus dhe të kujdesen për njëri-tjetrin: “Së bashku ne mund ta luftojmë këtë virus. Ju lutem të kujdeseni për njëri-tjetrin, mbajeni distancën dhe qëndroni të shëndetshëm!”.

Jo vetëm i izoluar, aktorit i është dashur që ta pezullojë angazhimin e tij në serialin më të ri, “The Witcher”.

Përndryshe, Hivju i është bashkuar edhe të famshmëve tjerë që janë prekur nga COVID-19, duke përfshirë Idris Elba, Tom Hanks dhe bashkëshorten e tij, Rita Wilson. /Telegrafi/